Kurti e ekzagjeron, thotë se bashkëpunimi me Kusarin "mbase do të futet në manuale të shkencave politike" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e ekzagjeron, thotë se bashkëpunimi me Kusarin “mbase do të futet në manuale të shkencave politike”

    Insajderi
    28 July 2025 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përgjatë ditës së djeshme është shënuar përvjetori i tetë i subjektit politik Alternativa, i cili udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila. Albin Kurti, udhëheqësi i koalicionit me partinë në fjalë, e ka ekzagjeruar kur ka folur për bashkëpunimin katër-vjeçar me Kusari-Lilën.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Alternativa, citohet Kurti të ketë vlerësuar lart kreun e këtij subjekti politik. Të ketë thënë se bashkëpunimi i tij me Kusari-Lilën mund të futet në manualet e shkencave politike.

    “Mimoza këto katër vite ju drejtoi ju por na drejtoi edhe ne si kryetare e Grupit Parlamentar. Ky bashkëpunim mbase do të futet në manualet e shkencave politike kur flitet për koalicionet dhe partneritetet”, citohet të ketë thënë Kurti pos tjerash.

    Kurti ka thënë pos tjerash edhe se me “plot dinamikë” e ka drejtuar grupin parlamentar.

    Në këtë ceremoni të Alternativës present ka qenë edhe Faton Peci, bashkëkryetari i ‘Listës Guxo’. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark