Kurti e emëron Haxhiun Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e emëron Haxhiun Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje

    Insajderi
    07 November 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në pozitën e Koordinatores Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

    Kështu ka njoftuar vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se përpjekjet për ta çrrënjosur dhunën ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme.

    “Sot kam emëruar Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Për bashkëpunim më të thelluar, me qasje ndër-sektoriale dhe zinxhir institucional të fuqizuar, kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022-2026)”, shkroi Kurti.

    Ai ka theksuar se si përgjigje ndaj dhunës, po e përmirësojnë edhe kornizën ligjore.

    “Kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në Kodin Penal. Po ofrojmë ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, pavarësisht gjendjes socio-ekonomike. Për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës, kemi miratuar Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Rregulluam bazën ligjore për dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje dhe dhunim seksual, dhe prioritizim të hetimeve dhe gjykimeve për këto raste. Për trajtimin e dhunimeve seksuale kemi lansuar Protokollin Shtetëror. Kemi rritur financimin e shërbimeve të strehimoreve për mbi 100% për 2023″.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark