"Kurti e fitoi Kamenicën por e humbi fytyrën" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kurti e fitoi Kamenicën por e humbi fytyrën”

    Insajderi
    15 November 2021 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit dhe njëherit kryetarit të VV-së, Albin Kurti, i cili tha se VV humbi në zgjedhjet lokale për shkak se të gjitha subjektet politike u bënë bashkë.

    Nushi ka thënë se në Kamenicë, Vetëvendosje ka bërë koalicion me katër parti të tjera.

    “Kështu paska thënë Kryeministri i cili për ta mundur Qëndron Kastratin bëri koalicion me Ramushin, Begzad Sinanin, Shaip Surdullin, Fatmir Matoshin dhe bashkoi struktura kriminale e parapolitike për ta mposhtur kryetarin me progresiv që ka pasë Kosova”, ka shkruar Nushi në llogarinë e tij në Facebook.

    Mes tjerash ai u shpreh se “Kurti e fitoi Kamenicën por e humbi fytyrën”.

    Vetëvendosje ka fituar në Kamenicë me kandidatin, Kadri Rahimaj i cili mori 53.11% të votave ndërsa Qëndron Kastrati i PSD-së 46.89%./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark