×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Haxhiu sot në Gjakovë – përurojnë objektin e ri të gjykatës

    Insajderi
    16 August 2024 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të prejnë sot shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

    Ceremonia do të mbahet sot në qytetin e Gjakovës, në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjakovë , në ora 10:00.

    “Ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e objektit të ri të Gjykatës në Gjakovë. Prerja e shiritit të objektit do të bëhet nga Kryeministri i Republikës së Kosovë, z. Albin Kurti, dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu. Ceremonia do të mbahet sot në qytetin e Gjakovës, në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjakovë (afër ndërtesës së Prokurorisë), në ora 10:00”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark