Po bëhen 2 vjet që kur Albin Kurti është në pushtet. Me 14 shkurti të 2021-ës, populli dha një përgjigje, që e donte Kurtin e Vjosa Osmanin në krye të institucioneve. Përgjatë kësaj jo pak parime të Kurtit si opozitar janë thyer.
Disa prej tyre ka komentuar Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në intervistë për Gaztën Insajderi.
Molliqaj foli për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Asnjë njohje, përkeqësim i raportove me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aplikimi në Këshillin e Evropës, çka thotë Molliqaj për politikën e jashtme.
Cili është komenti i tij për frazat populiste të Kurtit?
Vendimi për Ligjin e Ri të Pagave, çështja e tatimit në pronë – si iu kundërpërgjigjet kryetari i PSD-së të bëmave të ministrit Murati.
Zhdukja e mostrave të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit. Qasje ndaj sistemit të drejtësisë të minsitres Haxhiu.
Çështja e inflacionit, nepotizim/kapja e shtetit, opoziatrimi i PDK-së e LDK-së në Kosovë janë disa prej temave që kreu i PSD-së jep përgjigje.
Intervista e plotë: