
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Në konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Kurti kur u pyet nga gazetarët u shprehe se nuk ndjehet i kërcënuar.
I pari i qeverisë potencoi se kërcënimi i erdhi nga rrjetet sociale dhe për këtë punë janë duke punuar organet e sigurisë.
“Unë ju thashë se nuk ndjehem i rrezikuar mirëpo organet e sigurisë janë mekanizmat e shtetit kur i bëjnë vlerësimet kur gjejnë kërcënime në rrjetet sociale të cilat unë nuk kam mundësi që t’i ndjekë fizikisht për mua është e pamundshme të merrem me kërcënimet ndaj fizikut tim”, tha Kurti para gazetarëve përcjell Insajderi.
Shkak i kërcënimeve mbrëmjen e së mërkurës u shtua siguria për kryeministrin Kurti. Numër më i madh i forcave të Njësisë Speciale të Kosovës rrethuan edhe shtëpinë e kryeministrit.
Personi që pretendohet se kërcënoi Kurtin është nga një profil me emrin “Marki Mario” i publikuar në “Shes Blej Gjithqka”.
Kërcënuesi ka thënë se dhuron 35 mijë euro për personin që vret kryeministrin Kurti, duke e quajtur hajt dhe kriminel.