Kryeministri Albin Kurti është larguar nga seanca e Kuvendit.
Ndërsa deputetët e pas kësaj kanë shkuar në pauzë për një orë.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri parashtroi propozimin për pauzë me kushtin që do të kthehet Kurti.
“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike propozojmë që të shkojmë në pauzë, me kushtin që do të na kthehet edhe kryeministri mbrapa që të diskutojmë me të, sepse kjo është seanca e parë që ne si parti opozitare e ftojmë kryeministrin”, tha ai.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci tha se ka shumë deputetë të paraqitur për diskutim.
“E kemi pjesën tjetër të qeverisë këtu, edhe pse nuk është kryeministri”, tha ajo.
Por Bogujevci u desh të pajtohej pasi që partitë tjera opozitare iu bashkuan PDK-së në kërkesën për pauzë.