Të dielën mbrëma Kurti e madhëroi për demokrat të madh dhe e përkujtoi si figurë të rëndësishme në evropianizimin e Serbisë, por Zoran Gjingjiq, për Kosovën nuk mendonte fare jashtë konturave të nacionalizmit serb.
Gjingjiq u ishte drejtuar me letra liderëve më të mëdhenj botërorë si George Bush, Tony Blair e Vladimir Putin, ku kërkonte të mbrohen interesat e Serbisë, në atë që për të ishte “pjesë e pashkëputshme e Serbisë”.
Insajderi sjell tri prej propozimeve të tij dërguar Tony Blar-it, siç thoshte ai, “disa tema për të përsitatur mbi to”.
“Opsioni i parë është federalizimi, ku shqiptarët dhe serbët do të kishin status të njëjtë me myslimanët dhe kroatët në Bosnje-Hercegovinë. Kjo zgjidhje do të siguronte garanacione të mjaftueshme për serbët që të gëzojnë të drejtat e tyre me vetëqeverisjen në Kosovë. Kosova e ndërtuar kështu do të ishte status asimetrik në relacion me Serbinë – më shumë se provincë, më pak se njësi federale”, përcjell Insajderi.
“Opsioni i dytë, në rast se e para dështon, do të modelohej simbas Qipros, me demarkim territorial, por me kufi të pandryshuar. Në këtë rast, serbët do të organizonin jetën e tyre kryesisht në veriun e Kosovës”.
“Opsioni i tretë, në rast se që të dyja dështojnë, do të ishte ndryshimi i kufijve me marrëveshje. Në këtë rast, komuniteti kombëtar serb do të merrte pjesën e saj të territorit”, shkruante Zorna Gjingjiq./Insajderi/