"Kurti e pranoi pakon e plotë të Brukselit, fatkeqësisht Serbia refuzoi" - thotë ambasadori Bajrami - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti e pranoi pakon e plotë të Brukselit, fatkeqësisht Serbia refuzoi” – thotë ambasadori Bajrami

    Insajderi
    26 October 2023 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka komentuar zhvillimet e sotme në Bruksel. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar pakon e plotë të evropianëve.

    Përmes shkrimit në rrjetin social “X”, Bajrami tha se ka qenë Serbia ajo që e ka refuzuar marrëveshjen.

    “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pranoi pakon e plotë të Brukselit, të propozuar nga të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, propozoi nënshkrimin e menjëhershëm, si dëshmi përfundimtare do të ketë respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha pjesëve të marrëveshjeve, të mëparshme dhe të reja. Fatkeqësisht, Serbia refuzoi”, shkroi ai përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark