
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Takimi është bërë i ditur nga Zyra për Media e kryeministrisë dhe do të mbahet në 14:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesi Special i BE-së e ka nisur sot vizitën e tij tre ditore në Kosovë, ku do të takohet edhe me krerët e partive opozitare, derisa pritet të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Mitrovicës.