Kurti e qorton Lajçakun për masat ndëshkuese të BE-së, ja çfarë i tha – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti e qorton Lajçakun për masat ndëshkuese të BE-së, ja çfarë i tha

    Insajderi
    04 July 2023 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, ia ka thënë emisarit të posaçëm BE-së, Miroslav Lajçak, se masat ndëshkuese të unionit evropian kundër Kosovës e bëjnë dialogun asimetrik.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate pas takimit Kurti-Lajçak.

    “Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Kurti potencoi që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Në vijim, ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

    “Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon asesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike. Po ashtu, Kryeministri Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve”.

    “Në lidhje me rrugën përpara, Kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore. Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”, përfundon njoftimi.

    Lajçak, me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, po viziton Kosovën dhe pritet ta vizitojë Serbinë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark