
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu është nervozuar me kryeministrin, Albin Kurti.
Kjo për shkak se në telegramin e ngushëllimit për ish-presidentin, Bujran Nishani, Kurti shpreh ngushëllime edhe për “shtetin amë”, e pikërisht kjo fjalë “amë”, e ka nervozuar Spahiun.
Ai ka kërkuar nga kryeministri ta përmirësojë shkrimin derisa e ka quajtur “kulmi i jodinjitetit”.
“Kryeministri i shtetit njerkë.
Postimi i mëposhtëm i kryeministrit Kurti është kulmi i jodinjitetit për një kryeministër. Është kryeministër i një vendi të pavarur e sovran dhe shtetin fqinj e quan “shtet amë”. Epo nëse shtetin që drejton (Kosovën) nuk e ke shtet amë po e paske njerke, atëherë përse ha bukën e këtij shteti? Përmirësoje këtë postim, mos I bë korin diplomatik me qeshë me ty (dhe me ne që të kemi bërë kryeministër)”, ka shkruar Spahiu në profilin e tij në Facebook.