Nikolla Radomiroviq përmendej për të keq nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Por, Radomiroviq në vend se të arrestohej, është bërë drejtor në kabinetin e kryetarit të Leposaviqit nga radhët e VV-së, Lulzim Hetemit.
Kreu i qeverisë e përmendte Radomiroviqin në foltore e Kuvendit e kishte përmendur atë si kriminel që i kishte sulmuar ushtarët e KFOR-it, gazetarët dhe policinë në veri të Kosovës.
Nikolla është i biri i Radojica Radomiroviqit, zëvendësministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, i cili ishte pjesëtar i Ushtrisë së Jugosllavisë më 1999-ën në Kosovë.
Për këtë, Gazeta Insajderi mori konfirmimin nga ana e tij, i cili tha se ishte krenar për të kaluarën e tij, ndonëse potencoi se kishte vetëm detyra administrative.
“Çdo njeri i ndershëm nuk ka turp dhe frikë nga e kaluara e tij, sigurisht që të gjithë në zonën time e dinë që u kam paguar shujta rezervistëve”, tha më tej ai.
“Të gjithë e dinë se kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, kam punuar në Mitrovicë në kazermë si Civil në detyra administrative, gjatë luftës kam paguar shujta dhe rroga pjesëtarëve të UJ-së. Posedoj edhe vendim me vete që kam qenë civil në shërbim të UJ-së”, deklaroi ai dje për Insajderin.
VIDEO: