
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë qesharake në raport me opozitën karshi ngërçit politik në Kuvendin e Kosovës.
Kurti ka thënë se ka filluar t’i duket se opozita po e do atë kryeministër për shkak të përformancës së mirë katër vjeçare, shkruan Insajderi.
“Unë po shkoj për ta konstitu Kuvendin, s’po e kuptoj ata pse po vijnë. Ka filluar të më duket se ndoshta kanë ndonjë dëshirë latente që unë të mbetem kryeministër. Nëse ata dëshirojnë që të më largojnë mua, kam përshtypjen që nuk duan ta pranojnë. Kam përshtypjen se janë të kënaqur me mua si kryeministër”, ka deklaruar ai.
Tutje ai është deklaruar edhe se po e mendon Glauk Konjufcën për kabinet qeveritar, për këtë arsye s’e ka propozuar si kryekuvendar.
“Glauku do të bëhet anëtar i qeverisë në Kurtin 3, do të vijë në ekzekutiv. Albulena Haxhiu, numri i votave të saj, është trefishi i numrit të votave tek PDK-ja dhe pothuajse dyfishi tek LDK-ja.
Ky është vendim i subjektit tonë dhe ne nuk e lejojmë të shkelet gruaja më e votuar e legjislaturës së nëntë. Ne nuk po kërkojmë që propozimi ynë të bëhet i tyre. Unë besoj që duhet të respektohet propozimi i subjektit. Prandaj kam thënë “le të takohemi tre bashkë””, tha ai. /Insajderi.org/