×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti e vodhi djathtisten Gërvalla, e shndërroi në militante të majtë anti-Vjosë”

    Insajderi
    08 June 2024 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, ka kritikuar raportin që kryeministri Albin Kurti ndërton me partnerët e koalicionit.

    Arifi është rikthyer në kohën kur AAK e NISMA kishte bashkëpunuar me Kurtin përgjatë kohës së protestave, duke thënë se Kurti ishte munduar të përdorte këtë bashkëpunim për t’ua marrë të dy partive aktivistët, për t’iu bashkuar VV-së.

    Sipas tij duket që të njëjtën gjë e ka aplikuar edhe tek partneriteti me Vjosa Osmanin.

    Lëvizja Vetëvendosje e sidomos Kurti nuk e njeh konceptin e partneritetit politik e as koalicionin me asnjë partner kurrë. Gjatë kohës kur ishte në koalicion protestash me AAK-NISMA listën e takimeve të përbashkëta të degëve dhe nëndegve për organizim të protestave VV e përdorke për të i “ftuar” pastaj aktivistët që të braktisnin AAK dhe NISMA dhe të i bashkoheshin VVsë. Lideri i saj i ftojke (tinëz liderit të partive partnere) anëtarët e kryesisë së këtyre dy partive në kafe e darka e bile krijonte edhe miqësi përsonale me qëllim të rekrutimit në parti të tij. Si duket këtë kulturë e ka aplikuar edhe tek lista Guxo/ dhe “partneriteti” me Vjosën. Pastër po shihet që ja ka “vjedhë” djathtisten Shëarz dhe e ka shëndrruar në militante të së majtës pastërt Anti-Vjosë“, shkroi ai në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Lëvizja Vetëvendosje e sidomos Kurti nuk e njeh konceptin e partneritetit politik e as koalicionin me asnjë partner kurrë. Gjatë kohës kur ishte në koalicion protestash me AAK-NISMA listën e takimeve të përbashkëta të degëve dhe nëndegve për organizim të protestave VV e përdorke për të i “ftuar” pastaj aktivistët që të braktisnin AAK dhe NISMA dhe të i bashkoheshin VVsë.

    Lideri i saj i ftojke (tinëz liderit të partive partnere) anëtarët e kryesisë së këtyre dy partive në kafe e darka e bile krijonte edhe miqësi përsonale me qëllim të rekrutimit në parti të tij. Si duket këtë kulturë e ka aplikuar edhe tek lista Guxo/ dhe “partneriteti” me Vjosën. Pastër po shihet që ja ka “vjedhë” djathtisten Shëarz dhe e ka shëndrruar në militante të së majtës pastërt Anti-Vjosë.

    Nëse partitë opozitare pas zgjedhjeve mendojnë seriozishtë që të i bashkohen VV-së është mirë me ditë në fillim se kurrë nuk do të jenë partnerë të VV-së as të Kurtit por do të shëndrrohen vetëm në një klub të nënshtruarve pa pikë dinjiteti  të VV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark