Kurti e zbulon një faqe të dokumentit me të cilin aplikoi Kosova në BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti e zbulon një faqe të dokumentit me të cilin aplikoi Kosova në BE

    Insajderi
    15 December 2022 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Pragë, kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Pas dorëzimit të aplikimit kryeministri Kurti, në njoftimin në rrjetin social., Facebook ka shkruar se kjo është një ditë historike për qytetarët e Kosovës.

    “Në zemër të Evropës, në qytetin e bukur të Pragës, ne zyrtarisht i dorëzuam Presidencës çeke të Bashkimit Evropian aplikimin tonë për anëtarësim në BE. Kjo është një ditë historike për popullin  e Kosovës dhe një ditë e mrekullueshme për demokracinë në Evropë”, ka shkruar Kurti.

    Kryeministri ka bashkëngjitur edhe letrën e aplikimit, të nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani dhe nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    “Në emër të Repulikës së Kosovës, në dakordim me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, bazuar në zotimin tonë për të respektuar dhe promovuar vlerat themelore të Bashkimit Evropian, në frymën e zotimit të plotë dhe të paekuivokë të BE-së për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor dhe në thirrjen për përshpejtimin e procesit të pranimit, kemi nderin që ta paraqesim aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëzuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark