Kurti ende asnjë fjalë për versionin e “edituar” të planit franko-gjerman – Escobar: Mendoj se përbën fitore për të dyja shtetet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti ende asnjë fjalë për versionin e “edituar” të planit franko-gjerman – Escobar: Mendoj se përbën fitore për të dyja shtetet

    Insajderi
    14 December 2022 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka më shumë se një javë që kryeministri Albin Kurti e ka pranuar versionin e “edituar” të projektit të Bashkimit Evropian, i njohur si plani franko-gjerman por ende nuk ka thënë asnjë fjale rreth tij.

    Por, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet e Ballkanit, Gabriel Escobar ka deklaruar se bisedimet rreth këtij propozimi janë në fazë shumë të ndjeshme por që ofrojnë mbështetjen e plotë amerikane.

    Sipas tij, marrëveshja bazuar në këtë plan përbën fitore për të dyja shtetet si dhe krijon mundësi për to që të diskutojnë zgjidhjen e kontesteve, përcjell Insajderi.

    “Bisedimet për atë propozim, që ne e mbështesim plotësisht, janë në fazë shumë të ndjeshme. Jemi në fazë shumë preliminare të diskutimit. [I dërguari i BE-së për dialogun] Mirosllav Lajçak do të jetë këtu sot [13 dhjetor] për të nisur diskutimet se si të ecet përpara sa i përket këtij propozimi. Por, sërish, ne e mbështesim atë”.

    “Mendojmë se përbën fitore për të dyja shtetet dhe krijon mundësi për to që të diskutojnë zgjidhjen e kontesteve, mbrojtjen e komuniteteve pakicë, mbrojtjen e zonave fetare dhe atyre kulturore, dhe shumë gjëra që do t’iu ndihmojnë atyre që të thellohen në integrimet evropiane”, tha Escobar në intervistën në REL.

    Më tej, emisari amerikan tha se në qendër të marrëveshjes përfundimtare duhet të jenë integrimet evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

    “Në këtë kontekst, një marrëdhënie e mirë, marrëdhënie e qëndrueshme mes të gjitha shteteve të rajonit. Dhe në fund, njohja e plotë e së drejtës së të gjitha shteteve për të ekzistuar, e pavarësisë dhe sovranitetit të tyre. Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar kurrë në këtë aspekt, që njohja duhet të ndodhë”, tha Escobar.

    Eskobar përsëriti se shtetet e ballkanit duhet të ecin përpara duke respektuar dhe në paqe me njëra-tjetërën.

    “Megjithatë, sekuenca e hapave dhe mënyra se si arrijmë deri aty është diçka që duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Qëndrimi ynë është se shtetet e këtij rajoni – në mënyrë që gjithë rajoni të ecë përpara – duhet të kenë marrëdhënie të barabarta, të respektueshme dhe paqësore me njëra-tjetrën”, tha ai.
    Derisa në pyetjen, a është edhe njohja reciproke, bazuar në këtë plan – Escobar është përgjigjur shkurt “Po, absolutisht”. /Gazeta Insajderi

    Më shumë rreth deklarimeve të Gabriel Escobar gjatë vizitës në Kosovë mund të lexoni:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark