“Kurti është në telashe, nuk do të respektojë Marrëveshjen e Brukselit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti është në telashe, nuk do të respektojë Marrëveshjen e Brukselit”

    Insajderi
    04 October 2021 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se marrëveshja e arritur në Bruksel do të respektohet.

    “Kurti nuk kishte një strategji daljeje, kështu që kjo i erdhi në ndihmë. Grupi Punues që do të formohet pas zgjedhjeve do të merret me lirinë e lëvizjes. Unë u befasova nga deklarata e Escobar se Kurtit iu dha drita jeshile për masa administrative. Kurti e përdori çështjen e targave si një demonstrim të forcës’, tha Drecun, raporton TV Pink.

    Ai shtoi se “Perëndimi nuk ka ndikim mbi Kurtin”.

    Sipas tij, “Kurti është në telashe, nëse heq dorë nga ajo që tha më herët tani, se nuk do t’i respektojë marrëveshjet, se do t’i imponojë reciprocitet Serbisë”.

    “Nëse ai heq dorë nga gjithçka, ai ka pësuar një humbje të madhe politike dhe do të përpiqet të krijojë probleme në mënyrë që të dalë nga ajo situatë”, thotë Drecun, transmeton Klankosova.tv


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark