Kurti eskalon me gjuhën ndaj opozitës: Çfarë hajvanash, ka kaluar koha e hajvanatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti eskalon me gjuhën ndaj opozitës: Çfarë hajvanash, ka kaluar koha e hajvanatit

    Insajderi
    10 February 2025 - 00:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka eskaluar me gjuhën e përdorur ndaj partive opozitare në fjalimin e tijin, ku shpalli fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse të ditura janë bërë veç rezultatet preliminare.

    Në një moment të fjalimit tij sonte Kurti ka përdorur një gjuhë tepër të ulët për të sulmuar opozitën.

    “E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…Kurrë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie. Me oligarkë që japin para pa hesap, e me opozitë që bëjnë marrëveshje edhe me dreqin kundër qeverisë sonë. Edhe prapë se prapë kanë humbur, kanë me mbet opozitë sepse nuk ia duan të mirën as shtetit e as popullit”, ka deklaruar Kurti”, duke shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët dhe mediat.

    Këso gjuhe përçarëse Kurti përdorte edhe gjatë fushatës./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark