×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti fajëson Serbinë e Rusinë pse vendet me shumicë myslimane s’po e njohin Kosovën

    Insajderi
    11 October 2024 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur në lidhje me arsyet se pse vendet me shumicë myslimane nuk po e njohin Kosovën.

    Kurti ka theksuar se këto vende janë të keqinformuara nga Serbia.

    Tutje, kryeministri Kurti ka përmendur edhe Rusinë në përgjigjen e tij.

    “Mendoj se ato janë keqinformuar nga Serbia. Disa prej tyre e mbajnë atë qëndrim edhe për shkak të lidhjeve të ngushta me Federatën Rusë. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të botës që – për hir të paqes afatgjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje – ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti për REL.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark