×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Fajtorët e përgjegjësit në Beograd e kanë arkivin e zhdukjes së Ukshin Hotit

    Insajderi
    17 June 2024 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ata që janë fajtorë dhe përgjegjës për zhdukjen e profesor Ukshin Hotit, e kanë arkivën e zhdukjes së tij.

    Me këtë rast Kurti ka fajësuar Beogradin zyrtar për zhdukjen pas lirimit nga burgu të profesorit Hoti në maj të vitit 1999.

    “E vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit. Ai është zhdukur pas lirimit nga burgu dhe atë menjëherë në maj të vitit 1999. Prandaj, ata që janë fajtorë, ata që janë përgjegjës, ata e kanë edhe arkivin e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit”, ka thënë ai.

    Me rastin e ditëlindjes së 81-të të Hotit, Kurti ka bërë homazhe pranë bustit të tij dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.

    Ai tutje nënvizoi dhe se tashmë ka një Komision me vendim të Qeverisë, që do ta bëjë ribotimin e veprës së plotë të Ukshin Hotit, dhe njëkohësisht do të botojë edhe tekste, dokumente të pabotuara deri më tani, duke rikujtuar që një pjesë e konsiderueshme e teksteve janë djegur atëherë kur është djegur shtëpia, e cila sot është Shtëpi Muze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark