Kurti falënderon serbët lokalë të Banjskës për “qetësi” dhe “maturi” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti falënderon serbët lokalë të Banjskës për “qetësi” dhe “maturi”

    Insajderi
    26 September 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për qetësinë dhe besimin që kanë treguar në Policinë e Kosovës.

    Kurti këtë e ka bërë me anë të një postimi në platformën ‘X’ (ish-Twitter), teksa ka njoftuar për dhënien e mbi 100 pakove ushqimore për serbët lokalë të Banjskës së Zveçanit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Krahas operacionit anti-terrorist, Policia e Kosovës ka shpërndarë mbi 100 pako ushqimore në Banjskë për banorët shumicë serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare”, ka shkruar Kurti.

    “Falenderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin. Policia është në shërbimin tuaj”, përfundon postimi i shefit të Qeverisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark