Kurti flet për bereqet e punë toke, injoron pyetjet e gazetarëve për formim institucionesh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për bereqet e punë toke, injoron pyetjet e gazetarëve për formim institucionesh

    Insajderi
    24 April 2025 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin 150-metërshe të urës në Rogovë të Hasit përgjatë së enjtes.

    Kurti është pyetur atje nga gazetarët nëse do të arrijnë që partia e tij t’i sigurojnë votat për kryekuvendaren e propozuar, Albulena Haxhiu, shkruan Insajderi.

    Gjithsesi, Kurti ka vendosur t’i injorojë pyetjet dhe ka folur për bereqet e për ndërtim urash.

    “Ne ndërtojmë ura, banorët e Rugovës punojnë tokën e shiu është për bereqet”, deklaroi Kurti.

    Kurti është bojkotuar nga gazetarët të mërkurën para objektit të Kuvendit, pasi ky i fundi për të disatën herë radhazi refuzoi të prononcohej lidhur me konstituimin e institucioneve. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark