Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me bisedën telefonike që ka pasur të martën me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Kurti në postimin e tij në platformën ‘X’ ka thënë se insistoi në respektimin e plotë të marrëveshjes bazë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se shpresonte që Franca të mos kërkonte “parakushte të mëtejshme” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Insajderi.
“Në bisedën telefonike me presidentin Macron e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin se Franca do të mbeshteste Kosovën në Këshillin e Evropës pa ofertë e parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi Kurti.
“Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, shtoi tutje ai.

Në njoftimin e Presidencës franceze, thuhet se Macron kërkoi nga Kurti themelimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/