Kurti flet për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ'ja: Eksponentët e kësaj partie po takohen ende me Radoiçiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ’ja: Eksponentët e kësaj partie po takohen ende me Radoiçiqin

    Insajderi
    24 December 2024 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Kurti në konferencë për media deklaroi se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, kreu sulmin terrorist në Banjskë dhe se akterët politikë të këtij subjekti ende po takohen me të.

    Ju të gjithë e dini që Lëvizja Vetëvendosje ka dy nga 11 anëtarë. Ndërkaq për çertifikim kanë mjaftuar tetë. Sulmi terrorist në Banjskë është kryer nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë ‘de facto’ shefi i Listës Serbe, sepse eksponentët e këtij subjekti politik në krye me Zlatan Elek që është kryetar, takohen me Radoiçiqin në Serbi, marrin instruksione prej tij, është e qartë se qëndrimi ynë si Lëvizje Vetëvendosje nuk ka mundur të jetë ndryshe”, deklaroi Kurti.

    E kemi policin e vrarë, Afrim Bunjaku, i kemi fëmijët e tij jetima, në anën tjetër e kemi në liri Milan Radoiçiqin, ndonëse është i pakënaqur për dëmin që na e ka shkaktuar. Qëndrimi negativ, veprimet destruktive dhe sjellja penguese e Listës Serbe janë të njohura publikisht për të gjithë. Lista Serbe fatkeqësisht po e përfaqëson shtrirjen e gjerë të ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës”, tha tutje ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark