Kurti fton liderët për takim pas aktgjykimit – Limaj konfirmon pjesëmarrjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti fton liderët për takim pas aktgjykimit – Limaj konfirmon pjesëmarrjen

    Insajderi
    27 June 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar të gjithë krerët e partive politike të përfaqësuara në legjislaturën e re për një takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00.

    E kryetari i NISMA Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takim.

    Limaj i pyetur a do të shkojë në takimin e thirrur nga Albin Kurti për konstituimin e Kuvendit pas aktgjykimit të Kushtetueses, tha shkurt “Sigurisht që po”.

    Ftesa e Kurtit vjen një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij thekson qartë se obligimi për konstituimin e Kuvendit u takon të gjithë deputetëve, e jo vetëm subjektit të parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark