Kurti fton liderët politikë në takim për konstituimin e Kuvendit pas aktgjykimit të Kushtetueses - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti fton liderët politikë në takim për konstituimin e Kuvendit pas aktgjykimit të Kushtetueses

    Insajderi
    27 June 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar të gjithë krerët e partive politike të përfaqësuara në legjislaturën e re për një takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00.

    Ftesa vjen një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas Kurtit thekson qartë se obligimi për konstituimin e Kuvendit u takon të gjithë deputetëve, e jo vetëm subjektit të parë.

    “Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit, tha Kurti.

    Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë veten për plot 36 herë, rrjedhimisht çështja është bllokuar tek e propozuara e LVV për kryekuvendrare, Albulena Haxhiu./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark