Kurti gjatë vizitës te familjet e tre policëve: Po përpiqemi të marrim informacione për gjendjen e tyre – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti gjatë vizitës te familjet e tre policëve: Po përpiqemi të marrim informacione për gjendjen e tyre

    Insajderi
    15 June 2023 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Republikës së Kosovës. 

    Zyra e Kryeministrit njofton se në Mitrovicë, Kurti u mirëprit nga familjarët e Shemë Mustafës, përfshirë të vëllanë e tij që ishte po ashtu polic kufitar.

    Në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, ai u prit nga familjarët e Beqir Sefës, në mesin të cilëve ishte dhe djali i tij, që po ashtu është pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe i angazhuar në Task Forcën për veri. 

    Në fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, kryeministri Kurti pastaj vazhdoi me vizitën te familja e Rifat Zekës.

    Tutje sipas njoftimit Kurti i ka njoftuar familjet e tre policëve se janë në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark