×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Hapjen e urës së Ibrit duam ta bëjmë sa më parë, nuk e lejojmë zvarritjen

    Insajderi
    19 August 2024 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Ura e Ibrit është dashur të hapet që nga çlirimi i Kosovë

    Ai tha se vërejtjet e ndërkombëtarëve për hapjen e urës, po i dëgjojnë me vëmendje, por se Ura duhet hapur sa më parë.

    Kryeministri Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Evropa i ka shembur të gjitha muret, prandaj duhet hapur edhe Ura e Ibrit.

    “… Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, mirëpo as nuk do t’i bëfasojmë partnerët tanë e aleatët evropianë e amerikanë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë, është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure. Evropa i ka shmebur të gjitha muret, ne jemi në Evropë dhe duhet të hapim edhe këtë urë”, tha ai.

    Më tutje ai u shpreh se “jemi vonë me hapjen e Urës së Ibrit”.

    “Në këtë rast kemi një situatë të ngjashme, Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet atëherë kur është çliruar Kosova para 25 viteve, ajo nuk është dashur të jetë e mbyllur atëherë kur u pavarësua Kosova para 16 viteve e ajo është dashur të jetë e hapur edhe para 8 viteve në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat dhe kapitalin. Në të dy anët e lumit Ibër të ketë sundim të Ligjit që nuk e përjashton asnkë dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik”, tha Kurti.

    “Duhet të në mirëkuptoni që ne nuk mund të themi që sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë vlejnë gjithandej Kosovës për të gjithë, tërë kohën përveç se në urën mbi lumen Ibër”, u shpreh ai.

    I pyetur për vërejtet që i kanë ndërkombëtarët lidhur me paralajmërimin për hapjen e urës ai tha:

    “Jemi duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, kurrë nuk ka pasur më shumë konsultime dhe koordinim dhe jam optimist se do ta kemi edhe sundimin e ligjit e lirinë e lëvizjes në njërën anë dhe paqen sigurinë e qetësinë në anën tjetër. Hapja e urës nuk është kundër askujt ajo është për komunitetin serb për shqiptarë, për boshnjakë dhe të gjitha pakicat, për të gjithë qytetarët e Republikës demokratike”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark