Kurti i bën thirrje Serbisë: Ndalni nxitjet për dhunë para se të humbasim ndonjë jetë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti i bën thirrje Serbisë: Ndalni nxitjet për dhunë para se të humbasim ndonjë jetë

    Insajderi
    27 June 2023 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, persona të dyshuar kanë sulmuar me mjet shpërthyes objektin e komunës në Mitrovicë të Veriut

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas këtij sulmi me granatë dore.

    Kurti në Twitter deklaroi se nga ky sulm nuk u lëndua askush, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërpresë nxitjet për dhunë para se siç tha ai, të humbasin jetë.

    “Mbrëmë ndërtesa e komunës në N. Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasim jetë”, ka shkruar Kurti. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark