Kurti i bindur: Qeverinë e re do ta udhëheqi unë dhe Vetëvendosja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i bindur: Qeverinë e re do ta udhëheqi unë dhe Vetëvendosja

    Insajderi
    10 March 2025 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse nuk e ka shumicën absolute të votave, kryeministri në largim Albin Kurti sot u shpreh i bindur se ai do të udhëheq përsëri me qeverinë e re.

    I pyetur nga gazetarët për krijimin e qeverisë së re, Kurti u shpreh se fillimisht po e pret certifikimin e rezultateve.

    “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, pastaj qeveria e sigurtë e udhëhequr nga Vetëvendosja dhe unë”, tha ai.

    Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka deklaruar se do të krijojnë qeverinë së bashku me pakicat joserbe. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark