Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sot zhvillimet e fundit në vend. Ai tha se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për situatën në veri dhe se sipas tij do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës.
Sipas Kurtit, zhvillimet në veri mund të jenë të lidhura me planin franko-gjerman.
“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai.
Kurti po ashtu ka folur edhe për periudhën në javët dhe muajt në vijim rreth procesit të targave.
Ai ka thënë se është në kontakt edhe me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë, siç është KFOR-i.
Kurti edhe njëherë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos i lëshojnë vendet e tyre të punës, pasi që siç tha, ai me këtë do të dobësohen shërbimet për qytetarët.
“Presionin e kanë nga Beogradi dhe jo nga ne”, tha ai, raporton RTKliv