Kurti i delegon Bislimit çështje teknike- “ Nuk jam ekspert, jam politikan”, a e nervozoi Kurtin kjo deklaratë e zëvëndësit të tij? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti i delegon Bislimit çështje teknike- “ Nuk jam ekspert, jam politikan”, a e nervozoi Kurtin kjo deklaratë e zëvëndësit të tij?

    Insajderi
    17 July 2022 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para se të nisej për pushimet e tij në Antalya, zëvëndës kryeministri, Besnik Bislimi, ishte krekosur në një intervistë televizive duke ia rritur vetes peshën politike. Kishte refuzuar të jepte përgjigje në një çështje që ka të bëjë me konsumatorët e veriut.

    Me shqiptarët që gjenden në këtë pjesë të Kosovës. “Une nuk jam ekspert, jam politikan”, kishte pohuar Bislimi.

    Por, pas kthimit të tij nga Antalya është kryeministri Kurti që ia ka bërë sërish të qartë rolin e tij. Në një konferencë shtypi, Kurti ka pohuar se cili është preokupimi kryesor i zëvëndësit të tij.

    Është regjistri i konsumatoreve në veri. Kjo çështje shikuar nga vlerësimet e Bislimit është çështje tejet teknike.

    “…nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri dhe ky është preokupimi ynë kryesor dhe kjo është çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im – nëse fle – Besnik Bislimi, sepse sot nuk ka gjë më të rëndësishme për të”, ka pohuar Kurti.

    Në këtë fjali të tij ka edhe një dozë talljeje me zëvëndësin e tij që dikur kishte pohuar se nuk po e zë gjumi nga sondazhet që po e nxjerrin fituese të madhe Vetëvendosjen.

    Bislimi nuk ka pasur sot guximin qe t’ia rikujtoi Kurtit se është “politikan e jo ekspert”. Ka pranuar përgjegjësine e deleguar nga kryeministri për tu marrë me çështjen teknike të regjistrimit të konsumatoreve të veriut.

    Në regjister tregohet numri i saktë i konsumatorëve serb, por edhe i atyre shqiptarë që banojnë në pjesën veriore të Kosovës.

    Kësisoj, Kurti në një formë përmes konferencës së sotme ia rikujtoj detyrën Bislimit ani pse ky i fundit tha se nuk është ekspert.

    Ai kërkoi që qasja ndaj tij të jetë politikisht, kurse çështjet teknike t’i rregullojnë ekspertët.

    “Në bazë të sistemit ekzistues energjetik, po them KESCO është ofrues universal i shërbimeve të furnizimit. Qysh funksionon kjo në rrafshin teknik, gjatë implementimit, duhet me i thirrë ekspertat edhe me spjegu në rrafshin teknik. Me mu duhet me folë politikisht,” – u shpreh Bislimi në intervistë

    Kurse në kundërshti të plotë me Bislimin ishte sot Kurti kut tha tha se duhet të fillojë inkasimi i energjisë elektrike në veri të vendit.

    “Preokupimi ynë kryesor është zbatimi i udhërrëfyesit i cili do të na mundësonte që sa më parë të fillojë edhe pagesa e energjisë elektrike në veri të Kosovës sepse shteti ynë, Qeveria jonë nuk mund ta përballojë as financiarisht dhe as materialisht një përsëritje të viteve të mëhershme. Pra, duhet të fillojë inkasimi i energjisë elektrike në veri të Kosovës”, tha Kurti në konferencën e ditës së sotme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark