×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: I gëzohemi fort Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE

    Insajderi
    15 October 2024 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përshëndetur hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

    Ai tha se është i gëzuar me këtë arritje.

    “I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj një rrugëtim pa pengesa, me progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave, prej të cilave përfitojnë qytetarët dhe vendi,” tha Kurti në reagimin e tij.

    Ai shtoi se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtin synim për integrimin në Bashkimin Evropian, duke e parë jo vetëm si qëllim anëtarësimi, por edhe si një vlerë të përbashkët të shoqërive demokratike dhe mirëqenies së qytetarëve.

    “Nga ky rrugëtim që Shqipëria po nis sot, pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova, duke mësuar nga përvojat që na afrojnë edhe më shumë drejt integrimit të përbashkët në Bashkimin Evropian,” përfundoi Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark