Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur si “jopaqësore” dhe “pjesë të fushatës agresore” kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kurti ka thënë se së pari duhet të flitet për tri kushtet e parashtruara nga ai ndaj Serbisë, shkruan Insajderi.
“Së pari, duhet të flisni për tri kushte që i kam vënë unë e që janë kushte paqësore. Domethënë, janë: Dorëzimi i autoriteteve të Kosovës i Milan Radoiçiqit, është nënshkrimi i marrëveshjes (së Ohrit) dhe gjithashtu tërheqjes së letrës së Bërnabiq, e cila tha se nuk e pranon as ulësen në OKB e as pavarësinë e Kosovës dhe as nuk e respekton integritetin territorial. Ato tri kushte janë paqësore dhe racionale.
Ndërkaq, këto kërkesat e tij, masat e tij, bëhen nga një dëshprim dhe paraqesin jo-racionalitet dhe nuk janë aspak paqësore. Por, përkundrazi janë pjesë e fushatës agresore për konflikte të reja, të cilat padyshim se nuk kanë vend në Kosovë“, ka deklaruar shefi i qeverisë.
Vuçiq në kërkesat e tij, ndër të tjera bëri thirrje për “riintegrimin e serbëve” në institucionet e Kosovës, gjë që u përshëndet nga faktori ndërkombëtar. /Insajderi.org/