Kurti i kundërpërgjigjet ndërkombëtarëve: Nuk është mirë të hedhim dyshime të panevojshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i kundërpërgjigjet ndërkombëtarëve: Nuk është mirë të hedhim dyshime të panevojshme

    Insajderi
    01 July 2025 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas përurimit të ndërtimit të urave të reja mbi lumin Ibër të Mitrovicës.

    Kurti para mediave komentoi edhe deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilat kërkuan nga palët që të përmbahen në veprime, shkruan Insajderi.

    Ai tha se nuk është mirë që të hidhen dyshime dhe të spekulohet për, siç u shpreh ai, rreziqe të panevojshme.

    Nga ana jonë nuk ka rrezik, punimet i zhvillojmë ne. Nëse dikush shkel ligjin, pengon punimet, atëherë duhet të merremi me ata/ato, jo me ata që janë duke punuar. Nuk është mirë të hedhim dyshime të panevojshme dhe të spekulojmë për rreziqe që janë të panevojshme”, deklaroi Kurti.

    Ka kaluar koha e barrikadave, është koha e qarkullimit të lirë, e shkëmbimit të shërbimeve prandaj unë besoj që këto ura do t’i shfrytëzojnë jo vetëm shqiptarët por që të gjithë”, tha ndër të tjera i pari i qeverisë në detyrë.

    Kurti u pyet nga gazetarët edhe nëse ka pranuar raportin ndërkombëtar për qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit. Ai tha se s’e ka pranuar një të tillë vetëvetiu, por që e kanë raportin që është kryer vitin e kaluar dhe se gjendja e urës ekzistuese të Ibrit është stabile.

    Ndoshta ka marrë ministria, unë nuk e kam marrë atë raport por ne e kemi marrë raportin që e kemi organizu vetë. Ajo urë përveçse karabinierëve italianë dhe këmbësorëve, padyshim i bart maunat dhe këmbësorët”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark