Kurti i lënduar nga LDK'ja: E refuzuan koalicionin mjaft ashpër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i lënduar nga LDK’ja: E refuzuan koalicionin mjaft ashpër

    Insajderi
    20 May 2025 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në largim, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me ngërçin politik në Kosovë.

    Në një intervistë për RTK-në, Kurti pos tjerash ka folur edhe për refuzimin që ia bëri LDK’ja kërkesës së tij për koalicion. E quajti “të ashpër”, shkruan Insajderi.

    Deklarimi i Kurtit:

    Me bindjen që 25 mijë vota besoj se është propozimi i duhur. 57 deputetë ishin për Albulena Haxhiun, nevojiteshin 61. Në mesin e këtyre 57 nuk janë vetëm të LVV-së, Partisë Guxo dhe Alternativa, por kemi edhe nëntë deputetë të pakicave. Pra, i kemi 57 gjithsej dhe nuk arritëm që t’i kemi 61. Provuam disa herë, paraprakisht nuk u votua komisioni për verifikimin e mandateve por u kuptua se ishte gabim. Duke parë se nuk i kemi 61 vota, ne provuam që zgjidhjen t’na e japë presidentja, përkatësisht kryesuesi i Kuvendit ia dërgoi letër presidentes dhe ajo tha se ju vetë duhet ta gjeni zgjidhjen. Kaluam në votim të fshehtë, por 10 herë është refuzuar komisioni për zgjedhjen e kryetares me votim të fshehtë.

    Ajo çfarë kemi tash është jo emri i Albulena Haxhiut më, por kundërshtimit për votimin e fshehtë, që është shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë provova të mblidhemi bashkë me kryetarin e PDK dhe LDK në mënyrë që të dalim nga ky ngërç, sepse edhe ata i kanë nënkryetarët.

    Takimi trilateral përfundoi në bilateral dhe pa sukses, meqenëse do të duhej të ishim të tre ne. Nga LDK më thanë që nuk është vendi e koha për marrëveshje për procedurë por duhet marrëveshje politike, prandaj iu ofrova koalicion qeveritar, gjë që u refuzua mjaft ashpër.

    Nesër nuk është në pyetje Albulena, por komisioni për votim të fshehtë. Nëse opozita janë të sigurt se Albulena s’kalon përsëri, ta provojnë me votimin e fshehtë. Do t’i kemi 61 vota nëse votohet kryetarja e Kuvendit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark