×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti i mashtroi të rinjtë nga mosha 16-18 vjeç duke iu garantuar punësim”

    Insajderi
    18 October 2024 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për premtimet e kryeministrit Kurti për punësim dhe përkrahjen e të rinjve.

    Ai tha se ky premtim jo që nuk është realizuar por as nuk është adresuar.

    “Shihe çfarë premtimi kanë bërë, punësim i garantuar i të rinjve 16-18 vjeçarë për një vit nga qeveria, ta merr mendja që nuk kanë me lënë askënd pa punë. Në vendet me ekonomi të tregut krejt çka mund të bëjë një qeverie është të dizajnoj programe që i nxit personat e kësaj moshe që edhe të kryejnë shkollën edhe të bëjnë praktikë, por kur thua punësim i garantuar i bie që secili në këtë moshë do ta ketë një vend të punës e që në realitet ky premtim as që është adresuar”, ka shtuar deputeti Hoti.

    Në anën tjetër sipas tij në programin e qeverisës të Albin Kurtit të miratuar edhe në parlament nga deputetët e koalicionit, në faqen 12 janë tri projekte të inovacionit, themelimi i TechnoPark-ut, Fakulteti për Teknologji si një premtim për inovacion as që ka nisur, pastaj janë premtu 2000 grante me vlerë 20 milion euro për të cilin nuk ka asnjë veprim.

    “Nuk është nxjerrur asnjë koncept dokument se si do të ndahen këto 2000 grante me vlerë 20 milion euro, nuk janë buxhetuar në buxhet për 2000 grante në vit, kjo nuk ekziston në asnjë dokument të buxhetit dhe unë nuk jam në dijeni dhe as nuk ka pa asnjë lëvizje të ndonjë ministrie për realizimin e këtij premtimi. Pra ata që i kanë shkruar këto premtime duhet të skuqen sepse nuk janë marrë fare me to”, ka shtuar Hoti.

    Premtim tjetër për të rinjët që nuk është adresuar fare sipas ish kryeministrit Hoti është edhe mbështetja e 2000 grupeve entuziastësh të rinjë për idetë e tyre inovative.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark