Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit Martti Ahtisaarit.
Kurti, me anë të një postimi në platformën ‘X’ është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Ahtisaarit, teksa ka përmendur edhe kontributin e tij në rajon dhe Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.
“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampioni të paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e mëdha të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”, ka deklaruar ai.
Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka vdekur të hënën në moshën 86-vjeçare. /Insajderi.org/
Saddened by the passing of Martti Ahtisaari, a distinguished diplomat and a champion of peace who has contributed greatly to security and peace in our region & whose work enshrined robust minority rights in our constitution. My condolences to his family & the people of Finland. pic.twitter.com/oHHOnZK9tL
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023