Kurti i quajti hajvanë, Hamza s’do të merret me gjuhën fyese të tij: Kam fëmijë, jam familjar, kam punuar profesor, nuk e lejoj… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i quajti hajvanë, Hamza s’do të merret me gjuhën fyese të tij: Kam fëmijë, jam familjar, kam punuar profesor, nuk e lejoj…

    Insajderi
    13 February 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj ofendimeve të bëra nga kryeministri aktual, Albin Kurti, i cili i quajti “hajvanë” kundërshtarët e tij politikë, shkruan Insajderi.

    Hamza u shpreh se gjatë fushatës zgjedhore, gjuha fyese dhe ofendimet e drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje kaluan kornizat e normales dhe nuk janë të pranueshme.

    Ai tha se qytetarët e Kosovës kanë shqetësime të tjera shumë më të rëndësishme për të cilat duhet të ofrohen zgjidhje, siç janë problemet ekonomike, sociale dhe infrastrukturore.

    Ai shtoi se PDK-ja ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe konsistent gjatë gjithë fushatës, duke u fokusuar në ato çështje që prekin direkt jetën e qytetarëve.

    “Ne kemi qëndruar në strategjinë tonë dhe jam i lumtur që e kemi ruajtur konsistencën. Edhe sot, nëse do të kthehem, do të bëj të njëjtën rrugë. Kosova ka shumë probleme; ekonomike, sociale, infrastrukturore, etj. Këto janë çështjet për të cilat duhet të merren vendime dhe të ofrohen zgjidhje,” tha Hamza në Pressing të T7.

    Kur u pyet për deklaratën e Kurtit, i cili ofendoi opozitën dhe elektoratin opozitar duke i quajtur “hajvanë”, Hamza theksoi se ai nuk do të merret me këtë lloj gjuhe.

    Ai deklaroi se ka një edukatë dhe një përgjegjësi të madhe si prind dhe si ish-profesor, dhe nuk do të lejojë veten të përdorë fjalë të tilla.

    “Ecim tutje… nuk është gjuhë e duhur,” tha Hamza, duke shtuar se gjuha shqipe është mjaftueshëm e pasur dhe se mund të shprehim mendimet tona në mënyrë të qartë dhe të zgjedhur.

    “Unë kam tre fëmijë, jam familjar, kam punuar profesor, dhe nuk e lejoj veten asnjëherë të përdor gjuhë jo adekuate“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark