Pas ngjarjes tragjike në spitalin e Tetovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Eksplodimi i fuqishëm dyshohet që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë.
Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë Kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin.
“Lutemi që të ketë sa më pak viktima nga zjarri që po shkrumbon spitalin e Covid në Tetovë. Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës.