Kurti i bindur se i ka votat për Qeverinë – por pse nuk po i përdor për Kuvend? Kjo është përgjigjja e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i bindur se i ka votat për Qeverinë – por pse nuk po i përdor për Kuvend? Kjo është përgjigjja e tij

    Insajderi
    24 June 2025 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri partisë së parë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Albin Kurti ka thënë se kur të vie koha e formimit të qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje do ta dëshmojë veten duke pretenduar se i kanë votat e nevojshme për votimin e qeverisë, shkruan Insajderi.

    Por, i pyetur nga mediat se përse nuk po i përdor këto vota për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se Kuvendi duhet të themelohet nga të gjitha partitë.

    Kur te vie puna e qeverisë që është përgjegjësi e subjektit fitues do ta dëshmojmë veten. Tash kuvendin duhet ta bëjmë bashkë. Pavarësisht sa vota i ke duhet të bëhemi bashkë ta themelojmë kuvendin. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme mund t’i marr edhe 80% por serish do të ketë vetëm një nënkryetar”, deklaroi Kurti para mediave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark