Kurti i 'sulmon' deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i ‘sulmon’ deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun

    Insajderi
    31 May 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një fjalim pretendoi se me votimin e Haxhiut për kryeparlamentare do të respektonin popullin meqë Haxhiu është gruaja “të cilën populli e ka votuar më së shumti”.

    Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Gruas në Vetëvendosje, Kurti ngjashëm sikurse disa deputetë të tij përmendi votat e deputetëve në të kaluarën për “Zajednicën, Gjykatën Speciale,

    “Gruaja të cilën më së shumti e ka votuar populli në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën”.

    “Dhe kush e bën këtë? E bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votuar ‘Zajednicën’ me 27 qershor 2013; po ashtu 10 deputetë që sot janë në opozitë e kanë votuar amnistimin e kriminelëve serbë në veri me 11 korrik 2013; më tej, 7 deputetë opozitarë sot, me 3 gusht 2015 e patën votuar Gjykatën Speciale; dhe, 15 deputetë opozitarë që janë tani e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi me 21 mars 2018! E këta deputetë të papenduar për këto 4 votime aq të këqija nuk e votojnë Albulena Haxhiun, dhe bile ia pamundësojnë kuorumin Kuvendit për votim të fshehtë. 5 deputetë opozitarë i kanë votuar të katërtat këto të këqija, kurse Albulena Haxhiu asnjërën prej tyre”, tha Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark