Kurti ia tregon zyrtarit të NATO-s tri pikat për shtensionim të situatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti ia tregon zyrtarit të NATO-s tri pikat për shtensionim të situatës

    Insajderi
    05 July 2023 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

    Kurti e informoi Goffus për rrjedhën e ngjarjeve që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, kur dhanë dorëheqje katër kryetarët e komunave në veri e deri më sot.

    “Sundimi i ligjit, mungesa e protestave të dhunshme e aktiviteteve kriminale dhe zgjedhjet e hershme janë rruga përpara drejt de-eskalimit dhe për këtë qeveria është maksimalisht e angazhuar”.

    “Megjithatë, masat negative të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, që ka sanksionuar agresionin rus në Ukrainë dhe që është në harmoni me politikën e jashtme të BE-së, kanë krijuar asimetri në dialog”, është shprehur Kurti.

    Në këtë takimi është folur edhe për mungesën e qartësisë nga ana e KFOR-it për sa i përket kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga ata serbë, por edhe për raportimet se në veri në kishat ortodokse serbe është kontrabanduar armatim.

    “Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për mungesën e ofrimit të qartësisë nga KFOR-i për ngjarjen e 14 qershorit 2023, kur u rrëmbyen tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, përkundër evidencës së bollshme të ofruar nga institucionet e Kosovës. Po ashtu ngriti edhe shqetësimin për raportimet se në kishat ortodokse serbe është kontrabanduar armatim përmes ambulancave”.

    “Kryeministri tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë me misionin e NATO-s, KFOR-in, dhe se ndarja e informacionit dhe koordinimi i mirë duhet t’i kontribuojnë si sundimit të ligjit në veri të Kosovës po ashtu edhe përmirësimit të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark