Kurti: Investimet në hekurudhë hapin shtigjet e zhvillimit që synojmë, i sjellin qytetarët më pranë BE-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Investimet në hekurudhë hapin shtigjet e zhvillimit që synojmë, i sjellin qytetarët më pranë BE-së

    Insajderi
    04 November 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në inaugurimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë, me ç’rast tha se sot shënohet një hap i rëndësishëm për hekurudhat e Kosovës.

    “Sot po e shënojmë një çast vendimtar për hekurudhën në Republikën e Kosovës. Po e rindërtojmë linjën 10 që e lidhë Hanin e Elezit me Fushë Kosovën. Po hapim, në veçanti, dy tunele: njëri me gjatësi 262 metra dhe tjetri me gjatësi 122 m.,që kanë qenë të shembur tërësisht”, tha kryeministri Kurti.

    Kryeministri tha se rreth 165 milionë euro është vlera e punimeve vetëm në segmentin e linjës 10, nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Fushë Kosovë, ndërsa mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikohet në segmentin nga Fushë Kosova në Mitrovicë e nga Mitrovica në kufirin verior të Republikës së Kosovës.

    Ai falënderoi BE-në, Bankës Evropiane për Investim dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila sipas kryeministrit do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së.

    “Projekti i përgjithshëm parasheh 13 ura të reja dhe 7 tunele të rindërtuara sipas standardeve më të larta të transportit hekurudhor”

    “Hekurudha është e rëndësishme se na lidhë me rajonin dhe hap shtegun e rritjes dhe zhvillimit që e synojmë, që fatkeqësisht për një kohë të gjatë u injorua, derisa u degradua”, tha kryeministri Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark