×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ishte sot në veri, vendosi lule në vendin ku u vra Enver Zymberi

    Insajderi
    06 September 2022 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri, Albin Kurti, ka qenë sot në veri të vendit.

    Aty ai ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule në vendin ku është vrarë polici i Kosovës, Enver Zymberi.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule në veri, në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç”, tha Qeveria në komunikatë.

    Në shënim të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kryeministri Kurti kujtoi Enver Zymberin, i rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.

    Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla vizituan edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik në Zubin Potok, si dhe kampin e njësisë speciale Belvedere në Mitrovicë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark