Kurti iu flet bazenit të votave, mërgimtarëve - thur "vargje" për ta në mbledhjen e Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti iu flet bazenit të votave, mërgimtarëve – thur “vargje” për ta në mbledhjen e Qeverisë

    Insajderi
    05 July 2023 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve.

    Kurti këtë e ka bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, teksa me fjalë të bukura ka përshkruar kontributin e tyre në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me krah të hapur, me zemër plot dhe me mall plot më të dashurit tanë që gjendne pranë nesh. Të dashur mërgimtarë, mirësevini në shtëpinë tuaj. Edhe këtë vit, le të përjetojmë së bashku bukuritë e natyrës dhe trashëgimisë sonë kulture. Le t’i lidhim gjeneratat e reja me tokën e tyre, e le të mësojmë prej më të moshuarve”, ka deklaruar ai.

    “Në gjuhën tonë qëndrojnë mrekullisht dy fjalë për vendlindjen: Mëmëdheu dhe e atdheut. Toka e nënës dhe babait. Ecja jonë shpejt drejt zhvillimit dhe forcimit të vendit është më e lehtë kur e dimë që e kemi mbështetjen tuaj. Ne u jemi pafundësisht falënderues për angazhimin dhe rolin tuaj”, ka thënë më tej Kurti.

    “Shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjërave që do e shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt njësoj sikurse edhe në vendet ku ju jetoni e veproni”, tha ndër të tjera i pari i Qeverisë.

    Ai shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme ka hartuar një listë të aktiviteteve për mërgimtarët, që përfshijnë aktivitete në sport, kulturë, kampe verore, etj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark