Kurti iu kushton një postim dy miqve të tij që jetojnë e veprojnë në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti iu kushton një postim dy miqve të tij që jetojnë e veprojnë në SHBA

    Insajderi
    29 July 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti nuk kthehet në Kosovë kur shkon në Amerikë pa i takuar dy miq të tij të moçëm.

    Madje, Besnik Pulës dhe Gent Carrabregut ia kushtoi një postim në Facebook, derisa ia lavdëroi edhe të arriturat e tyre në profesionet që zhvillojnë në SHBA.

    “Besnik Pula dhe Gent Carrabregu. I pari profesor në Universitetin Shtetëror Politeknik të Virxhinias kurse i dyti në Universitetin Duke të Karolinës Veriore. Ekonomia politike e teoria kritike dhe filozofia politike e teoritë e demokracisë, janë fushat e tyre. U takuam e bashkëbiseduam në Washington DC. Sepse nuk ka ngjarë ndonjëherë që ta kalojmë oqeanin në cilëndo kahje pa u takuar. Janë studiues të rinj por me përvojë dhe miq të moçëm të mi. Nuk më kritikojnë aq, ndoshta edhe për shkak se e dinë sa shumë kanë ndikuar tek unë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark