Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se do ta bëjë të ditur emrin e kreut të ri të Ministrisë së Shëndetësisë në krye të javës së ardhshme.
“Ne duhet ta marrim një vendim lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht me emrin e ministrit/ministres aty dhe këtë do ta bëj para vitit të ri, madje qysh në fillim të javës së ardhshme”.
Këtë ai e bëri të ditur në një konferencë për media sot.