Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se po bëhet e pamundura që tre policët kosovarë të arrestuar nga forcat serbe, të lirohen sa më shpejt.
Shefi i ekzekutivit kosovar, në një paraqitje përpara gazetarëve, i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë.
Kurti, më tej shtoi se, ambasadori Jetish Jashari, i cili është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd, do t’i vizitojë policët e rrëmbyer.
“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejtë, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policiët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht tek një rrugë e mbyllur ilegale e kontabandës. Sipas të gjitha gjasave, në bazë lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti.